Ilustrim

Dërgohet në QKUK një i mitur, tentoi ta ndalonte veturën në lëvizje të babait

Një djalë i mitur nga Skenderaj është dërguar dje në QKUK për trajtim mjekësor, pasi dyshohet se sa ishte duke luajtur me fëmijë të tjerë, e kishin futur në lëvizje veturën e prindit të tij.

Sipas Policisë, vetura ka qenë e parkuar dhe duke u munduar për ta ndaluar ai ka pësuar lëndime trupore.

Policia tha se rasti është në procedurë hetimore.

Ngjarja sipas Policisë ka ndodhur më 20 maj në ora 18:15.