Foto: Facebook

Dërgohet në Neuropsikiatri burri që doli i zhveshur rrugëve të Pejës

Sot gjatë ditës një person i zhveshur kishte dalë në rrugët e qytetit të Pejës.

I njëjti me urdhër të Prokurorisë së Pejës është dërguar për trajtim në Spitalin e Pejës.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

“Jo, nuk është arrestuar. Qytetarët kanë njoftuar se një person i zhveshur po endej rrugëve të qytetit, Policia ka dalë në vendngjarje dhe e ka dërguar të njëjtin në Emergjencën e Spitalit në Pejë. Tash i njëjti është duke u trajtuar në Repartin e Neuropsikiatrisë” tha Gashi.

Ai shtoi se me rastin është njoftuar prokurori kujdestar dhe lidhur me çështjen është përpiluar një raport.