
Foto: Ilustrim
Dërgohet në mbajte i dyshuari për fajde në Pejë
06.4.2021 - 11:20
Aksion policor, bastisje e arrestim pati mëngjesin e sotëm në Komunën e Pejës.
Një person i cili po dyshohet se ka kryer veprën penale fajde, është arrestuar ndërsa KALLXO.com mëson se është bastisur edhe shtëpia e të njëjtit.
Në lidhje me rastin KALLXO.com ka kontaktuar edhe me zëdhënësin e Prokurorisë në Pejë, Shkodran Nikçi.
“Në lidhje me rastin ju njoftojmë se është ndaluar një person i dyshuar për veprën penale fajde dhe i njëjti është dërguar në ndalim 48 orësh, janë duke u ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme në lidhje me veprën penale të lartëcekur”, tha Nikçi.
KALLXO.com raportoi në lidhje me rastin gjatë ditës së sotme. Aksioni u zhvillua orët e hershme të mëngjesit.