Ilustrim

Dërgohen në Qeveri dhe Kuvend raportet hetimore për tri aksidente aeronautike dhe hekurudhore

Komisioni për Hetimin e Aksidenteve dhe Incidenteve Aeronautike dhe Hekurudhore (KHAIA) i ka dërguar tri raporte hetimore Qeverisë dhe Kuvendit të Kosovë për aksidentet që kanë ndodhur në këto dy fusha.

Njëri raport hetimor është për rastin e aksidentit me helikopter “Puma SA330J” kontraktor i Misionit Ndërkombëtar në Kosovë EULEX, i cili kishte ndodhur në Aeroportin e Prishtinës si pasojë e të cilit ishin të lënduar dy persona staf mjekësor ndërkombëtar.

Sipas njoftimit të KHAIA në cilësinë e vëzhguesve kanë marrë pjesë Autoritetet e Hetimit të Aksidenteve Ajrore të Irlandës(AAIU) dhe të Francës(BEA) prej të cilit kanë dalë dy rekomandime të sigurisë, të cilat janë rekomandime ndërkombëtare e që janë dërguar nga KHAIA në Komisionin European përmes European Union Aviation Safety Agency (EASA) dhe Operatorit të Helikopterit me seli në Irlandë.

Raporti tjetër i dërgua ëshë për aksidentin me Paragllajd i ndodhur me datën 07 shator të vitit 2019 në Komunën e Prizrenit në të cilin  kishte  mbetur  i vdekur Kryetari i Federatës së Aeronautikës së Kosovës Artan Venhari.

Nga ky hetim kanë dalë tetë  rekomandime të sigurisë të cilat u janë dërguar nga KHAIA institucioneve si në vijim: Federatës Aeronautike të Kosovës,  Autoritetit të Aviacionit Civil të Kosovës dhe Asociacionit të Komunave të Kosovës.

Ndërsa raporti i tretë i dërguar në dy institucionet shtetërore është për  aksidentin hekurudhor në Klinë me 17 shtator të vitit 2019 si pasojë e të cilit mbeti e vdekur këmbësorja  16-vjeçare.

KHAIA është përgjegjëse për hetimin e aksidenteve dhe incidenteve në sektorin e Hekurudhave  dhe Aeronautikës brenda territorit të Republikës së Kosovës.