Foto: Ilustrim

Dërgohen në mbajtje tetë zyrtarët policorë që u arrestuan sot

Tetë zyrtarë policorë të Stacionit Jugu në Prishtinë janë dërguar në mbajtje për 48 orë me vendim të Prokurorit.

KALLXO.com mëson se pas intervistimit të policëve të arrestuar të njëjtit dërgohen në mbajtje për disa vepra të ndryshme penale.

Zyrtarët policorë u arrestuan mëngjesin e sotëm në një aksion të Inspektoratit Policor të Kosovës në bashkëpunim me Prokurorinë e Prishtinës dhe Policinë e Kosovës.

Të njëjtit po dyshohen për keqpërdorim të detyrës zyrtare, ushtrim të ndikimit, keqtrajtim gjatë detyrës zyrtare si dhe blerje, shtije e posedim të lëndëve narkotike.

KALLXO.com raportoi gjatë ditës së sotme në lidhje me aksionin dhe arrestimin e tetë zyrtarëve policor.

Policët e arrestuar sot dyshohen edhe për shitblerje të drogës