Dërgohen në karantinë tre persona që nuk respektuan vendimin e Ministrisë

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë ditës së djeshme në fshatin Novosellë të Kamenicës, tre persona të dyshuar të cilët kishin qenë duke udhëtuar me veturë janë ndaluar nga njësiti policor.

Policia ka konstatuar se të njëjtit ishin duke lëvizur duke mos respektuar vendimin e Ministrisë së Shëndetësisë.

Ndaj të dyshuarve me urdhër të prokurorit është iniciuar lënda e rastit dhe të njëjtit pas kontrollit mjekësor janë dërguar në karantinë në Prishtinë.