Deputetja Musliu reagon pasi Zëvendëskryeministri i drejtohet me “Gane”

Deputetja nga radhët e PDK-së, Ganimete Musliu i ka reaguar zëvendëskryeministrit Besnik Tahiri, i cili në seancën e sotme të Kuvendit, i është drejtuar asaj me “Gane”.

“Do të doja të ndërlidhem me dy çështje, me dy fjalime. Me fjalimin e deputetit Tasholli dhe fjalimin e Ganes”, tha Tahiri.

Kurse, deputetja tha se nëse i drejtohet si mik mund ta quajë Gane, por në Kuvend do të duhet t’i drejtohet me “Deputete”.

“I nderuar z. Zëvendëskryeministër, nëse më jeni drejtuar si zëvendëskryeministër për juve jam Ganimete Musliu, deputete e Kuvendit të Kosovës. Nëse mu keni referuar si mik e koleg, atëherë mund të më drejtohesh me Gane. Dhe unë konsideroj që nga foltorja e Kuvendit dhe kur ngrisim tema të rëndësishme ju duhet të paraqiteni në foltore si zëvendëskryeministër”, tha ajo.

Më pas Besnik Tahiri tha se pajtohet me të.

“E nderuara deputete Musliu, kjo është përvoja jem pak ma e hershme në Parlament, ju jeni më gjatë këtu, në rregull pajtoj me komentin tuaj”, tha ai.