Deputetja Kusari Lila dhe deputeti Hamza, përplasen për pakon e rimëkëmbjes

Mimoza Kusari Lila deputete e LVV-së tha se amendamenti për tërheqjen e mjeteve të trustit është amendament me të cilin LDK-ja ka deklaruar se shkel Kushtetutën dhe është antikushtetuese.

“Amendamenti që ka të bëjë me përkrahjen e bizneseve për shpenzime operative në vlerë 200 milionë euro. Kjo vlerë nuk është projektuar në projektbuxhetin që ka ardh. Në projektbuxhetin që ka ardh pako e rimëkëmbjes apo ndihma për ekonominë është 180 milionë euro”, tha Kusari Lila.

Kusari Lila gjatë diskutimit për Projektligjin për Rimëkëmbje Ekonomike tha se në ndihmën për bizneset nuk janë përcaktuar kriteret.

“Kjo qeveri nuk i ka paguar punëtoret por i kanë pagu bizneset”, tha ajo.

E Bedri Hamzan deputeti i PDK-së ia shpjegoi vlerën e mjeteve deputetes Kusari Lila.

“200 milionë janë mjete të cilat mund të hiqen nga trusti, 200 milionë po themi se janë kontribute finnciare grante për bizneset bëjnë 400 milionë, rreth 30 milionë janë fondet që do të përdoren për kompensimin e të punësuarve në sektorin privat që i kanë hup vendet e punës bëjnë 430 milionë”, tha ai.