Deputetja kritikon ministrin e Shëndetësisë që s’u dha vërejtje deputetëve për mosrespektim të masave

Deputetja nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Fatmire Mullhaxha-Kollçaku ka kritiktuar ministrin e Shëndetësisë, Armend Zemajn që nuk u ka dhënë vërejtje deputetëve për moszbatim të rekomandimeve kundër përhapjes së COVID-19.

Deputetja kritikoi edhe deputetët që sipas saj në seancë nuk po i respektojnë rekomandimet.

“Se di a u frikësu [Armend Zemaj] nga ky ambient tmerrues këtu. Jo që nuk ka distancë, por që pjesa dërmuese në mëngjes i kanë pasur maskat por Covid-i zbutet nga mbrëmja. Kështu që ministri së paku të ishte në vend të detyrës dhe të merrte fjalën e një vërejtje me i jep këtij Kuvendi”, tha ajo.

Ndërkaq, ministri Armend Zemaj u bëri thirrje deputetëve që të respektojnë masat pasi janë obligative.

Kuvendi është duke mbajtur debat parlamentar për dialogun Kosovë-Serbi, në të cilën po raporton kryeministri Avdullah Hoti, para shkuarjes në takimin e Shtëpisë së Bardhë me 27 qershor.

 

Seanca e Kuvendit të Kosovës

Seanca e Kuvendit të Kosovës

Publiée par Kallxo.com sur Mardi 23 juin 2020