Deputetja Kadrijaj, i bashkohet protestës së veteranëve në cilësi të veteranes

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadrijaj, në cilësinë e veteranes, ka dalur që të protestoj para objektit të Kuvendit të Kosovës.

Kadrijaj, tha se nuk do të ketë normalitet në seanca, përderisa vazhdon padrejtësia ndaj veteranëve.

“Është e pa drejtë që janë detyruar veteranët të protestojnë për minimumin e pagës. Nuk besoj që do të ketë normalitet në seanca ne do të protestojmë në format tona edhe në Parlamentin e Kosovës”, tha ajo.

Kadrijaj, tha se Qeveria duhet të reflektoj.

Veteranët e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës janë duke protestuar para objektit të Kuvendit të Kosovës, për shkak se pensionet e tyre nuk janë përfshirë në Ligjin pë Pagën Minimale.