Deputetja Ganimete Musliu, e shpreh dashurinë ndaj partisë edhe në të dhënat personale (FOTO)

Deputetja Ganimete Muliu, e shpreh dashurinë ndaj partisë edhe në të dhënat personale

Ganimete Musliu, deputete e Partisë Demokratike të Kosovës, në Formularin për Broshurën e Parlamentarëve, tek ka shkruar të dhënat e saj, ka shprehur edhe dashurinë për PDK-në, duke vizatuar madje edhe një zemër.

Në Formularët e regjistrimit të deputetëve të cilët i ka siguruar KALLXO.com, te rubrika për përkatësinë partiake, Musliu ka shkruar ‘MË E MIRA – PDK <3’.

KALLXO.com, ka kërkuar qasje në këta formular, plotësimi i të cilëve kishte nisur të bëhej nga data 17 mars, disa ditë para konstituimit të Kuvendit.