Deputetja e VV-së: Është radha që LDK të tregojë se e do ndryshimin

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu ka thënë se Lidhja Demokratike e Kosovës e ka radhën të tregoj se e do vërtetë ndryshimin.

Këto deklarata Haxhiu i bëri pasi u dorëzua emri i mandatarit për Kryeministrin e Kosovës.

“Sot, dorëzuam emrin e mandatarit. Mandatari ynë do të jetë ai që ka marrë mbështetjen më të madhe nga qytetarët e Republikës sonë më 6 tetor, Albin Kurti. Jo më vonë se 15 ditë, kandidati ynë, duhet të paraqes përbërjen e Qeverisë para Kuvendit. Këto ditë janë shans ideal për të marrë vendimin historik në përputhje me vullnetin e qytetarëve. Për të jetësuar vullnetin e qytetarëve të shprehur më 6 tetor, ne kemi bërë shumë kompromise. Është radha që LDK, të tregojë se e do vërtetë ndryshimin”, është postimi i Haxhiut në rrjetin social Facebook.

Haxhiu gjithashtu është propozuar për Ministre të Drejtësisë.

Lideri i Lëvizjes vetëvendosje, Albin Kurti, përmes një video- mesazhi i ka bërë thirrje Lidhjes Demokratike të Kosovës që të kthehet në tavolinën e diskutimeve për lidhjen e koalicionit për bashkëqeverisje.

Kurti, ka njoftuar edhe për propozimin që VV i bëri sot presidentit për mandatarin e qeverisë.

“Ne, si Lëvizje VETËVENDOSJE! kemi marrë madatin ta bëjmë qeverinë që ju e dëshironi, e që vendit i duhet me aq urgjencë. As më shumë e as më pak”, ka thënë Albin Kurti.

VIDEO: Kurti i propozon Mustafës të mbyllen në negociata deri në arritjen e marrëveshjes

Thaçi e fton Kurtin në takim