Deputetja e VV-së: Është koha për reflektim

Deputetja e zgjedhur e Lëvizjes Vetëvendosje, Fatmire Mulhaxha Kollçaku, ka thënë që tani është koha që të ‘reflektojnë’ ata që ia duan vendit të mirën.

“Nuk ka më kthim prapa, sepse Lëvizja është fituese dhe do të jetë edhe për shumë vite në të ardhmen. Pra, është koha për ata që ia duan të mirën vendit dhe qytetarëve të tij, ata që thirren në ndryshim, t’i bashkëngjiten këtij projekti”, ka shkruar ajo në facebook.

Sipas saj nëse nuk arrihet ndonjë marrëveshje për qeverisje, atëherë vendi do të shkoj në zgjedhje, se prap të vendosin qytetarët.

“Nëse dikush dyshon në këtë, atëherë mbetet vetëm një zgjidhje, që sovrani përsëri të flasë dhe ta dëshmojë këtë më së miri”, ka shkruar tutje ajo.

Deputetja Kollçaku treguar rrugëtimin e Lëvizjes Vetëvendosje, nga protestat në pushtet.

“Lëvizja Vetëvendosje për këto pesëmbëdhjetë vite kaloi shumë sfida, fillimisht, jashtë institucioneve dhe pastaj edhe brenda. Vetëvendosje ishte gjithmonë aty ku duhej të mbrohej interesi i qytetarëve. Pra, ishte një opozitë konsekuente, një komunitet i njerëzve që refuzonte të përkulej. Por sot, ka ardh koha e Albinit dhe Lëvizjes Vetëvendosje e cila gjithë këto vite shënoi vetëm rritje”, ka shkruar ajo.

Edhe pak minuta kanë mbetur deri në fillim të seancës konstituive të Kuvendit.

Dje kryetari i VV-së, Albin Kurti ka bërë të ditur që në këtë seancë do të shkojnë pa marrëveshje me LDK-në.

Ndërsa sot pas mbledhjes së kryesisë LDK-ja ka propozuar një ofertë 5 pikëshe për VV-në.

5 pikat e ofertës së LDK-së për LVV

 

VIDEO – Albin Kurti konfirmon dështimin e bisedimeve për koalicion me LDK-në