Deputetja e Vetëvendosjes e quan koalicionin LDK-AAK si tentim-grabitje të pushtetit

Deputetja e lëvizjes Vetëvendosje, Fatmire Mulhaxha Kollçaku, përmes një reagimi në Facebook ka thënë se koha nuk është në anën e atyre që tentuar ta grabisin pushtetin në kohë të pandemisë, pa zgjedhje.

Reagimi i saj erdhi pas nënshkrimit të marrëveshjes përkoalicion ndërmjet LDK-së dhe AAK-së.

Sipas saj, tashmë një qeveri Kurti 2 është duke ardhur.

“Vërtet, kurrë nuk është vonë me u koritë. Tentim-grabitja e pushtetit, pa zgjedhje, në kohën e pandemisë globale, përfundimisht shpërfaqi pafytyrësinë e ish-pushtetarëve dhe moskujdesin e tyre për shëndetin e qytetarëve. Kanë pak kohë në dispozicion dhe duan të kryejnë punë. Por koha nuk punon për ata. QEVERIA KURTI 2 po vjen!”, ka shkruar Mulhaxha Kollçaku.