Deputetja e PDK-së: Policët që zhveshën uniformat sot duhet të largohen përgjithmonë nga ky institucion

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu ka komentuar zhvillimet e fundit në veri të vendit, duke thënë se zyrtarët e Policisë së Republikës së Kosovës nga komuniteti serb që kanë zhveshur uniformat duhet të largohen përgjithmonë nga ky institucion.

Sipas Musliut, uniforma e policit të shtetit nuk duhet keqpërdorur si kompromis, si mjet presioni politik apo si mjet prepotence e force.

“Siguria e Kosovës po sfidohet rend në Veri të Kosovës. Policët që zhveshën uniformat sot duhet të largohen përgjithmonë nga ky institucion. Uniforma e policit të shtetit nuk duhet keqpërdorur as si kompromis, as si mjet presioni politik dhe as si mjet prepotence e force. Policia e Kosovës duhet të lirohet nga marionetat por edhe nga kaubojët” – ka thënë shkruar ajo.

Ky reagim i Musliut vjen pas zhvillimeve të fundit, ku nga Mitrovica e Veriut, Lista Serbe ka njoftuar se janë larguar nga institucionet shtetërore të Republikës së Kosovës.

Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq, ka thënë sot se në një takim të përfaqësuesve politikë dhe institucional të serbëve se është vendosur që serbët të largohen nga të gjitha institucionet politike – Kuvendi, Qeveria dhe katër komunat, por edhe nga institucionet e drejtësisë, policia dhe administrata në Kosovë.

Siç tha ai në konferencën për media, ato vendime do të jenë në fuqi derisa Prishtina të fillojë të respektojë marrëveshjet dhe ligjin, derisa të tërheqë vendimin për targat dhe të formojë Asociacionin në përputhje me Marrëveshjen e Parë dhe të gjitha marrëveshjet e tjera të lidhura për këtë çështje në kuadër të Dialogut dhe në bazë të punës së Ekipit Menaxhues për hartimin e Statutit të Bashkësisë së Komunave Serbe.

Serbët bojkotojnë institucionet e Republikës së Kosovës, policët zhveshin uniformat – FOTO

Lista Serbe marrin vendim – Rakiq jep dorëheqje nga posti i ministrit, serbët braktisin institucionet