Deputetja e PDK-së, Floretë Zejnullahu

Deputetja e PDK-së kritikon mos finalizimin e rrugës Prishtinë-Podujevë

Deputetja e PDK-së, Floretë Zejnullahu ka kritikuar zvarritjen e punimeve për ndërtimin e rrugës Prishtinë-Podujevë.

Në seancën e Kuvendit, deputetja tha se kjo po i irriton qytetarët, të cilët edhe janë të rrezikuar.

“Do të duhej të kishin kaluar tash dy vite nga përfundimi i punëve në rrugën Podujevë-Prishtinë, por për fat të keq kanë kaluar pesë vite nga fillimi i punimeve dhe rruga ende nuk ka përfunduar. Punimet janë stërzgjatur dhe vonesat po i irritojnë qytetarët”, tha ajo.

Deputetja dhe se qeveria nuk po e çan kokën për hallet e qytetarëve.

“I bëj thirrje qeverisë që të ndajë buxhet të mjaftueshëm për të përfunduar këtë rrugë”, theksoi mes tjerash ajo.