Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Deputetja e PDK-së kalon në VV, merr pjesë në votimin për presidente

Adelina Grainca, deputetja e zgjedhur nga Partia Demokratike e Kosovës është parë të ketë votuar në rundin e tretë të votimit për president të vendit.

KALLXO.com merr vesh se Grainca ka kaluar nga PDK në Lëvizjen Vetëvendosje.

Në këto momente po zhvillohet rundi i tretë i votimit, i cili është edhe i fundit për zgjedhjen e presidentit të vendit.