Seanca e Kuvendit më 4 qershor 2020, FOTO: Kuvendi i Kosovës

Deputetja e LVV-së, Hotit: Po e vazhdoni dialogun e Thaçit

Në seancën e sotme të Kuvendit në pjesën e pyetjeve parlamentare, deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli deklaroi se ditët e fundit po rikonfirmohet ajo që e ka thënë LVV-ja për idenë dhe planet që koordinonin presidenti i Kosovës dhe ai i Serbisë për “shkëmbim territorial”.

“Disa ditë më parë, John Bolton ish-këshilltar për siguri i presidentit amerikan Donad Trump për opsionin e korrigjimit të kufirit mes Kosovës dhe Serbisë tha se ky projekt është shtyrë dhe promovuar nga iderët e të dyja vendeve, pra nga Thaçi dhe Vuciq”, tha Pacolli.

Deputetja tha se pasi që Hoti ka thënë se pret ftesën për takimin ne Washington, e pyeti kryeministrin, nëse pajtohet dhe se a do të vazhdojë jetësimin e idesë për “ndarjen e territorit të Republikës së Kosovës”.

Kurse, Hoti tha se do të përgjigjet vetëm në pjesën përmbajtësore të pyetjes dhe jo në “pjesën propagandistike”.

“Për qeverinë që unë e udhëheqe, territori i Kosovës është një, i pandshëm dhe i panegociueshëm. Në asnjë rast dhe nga askush nuk na është kërkuar të sjelim në tryezë të bisedimeve integritetin tonë territorial e as subjektivitin tonë. Ne jemi përkushtuar për të arritur një marrëveshje gjithëpërfshirëse me Serbinë e cila duhet të kulmojë me njohjen reciproke mes dy vendeve”, tha Hoti.

Kurse, Pacolli tha se kryeministri nuk tregoi nëse pajtohet më atë që ka bërë presidenti Thaçi.

“Ju po vazhdoni të bashkëngjiteni në dialogun të cilin e ka nis presidenti Thaçi. Ju po thoni se kërkoni njohje reciproke por Vuçiq ka thënë se nuk do të flasin për një gjë të tillë. Për çka po shkoni ju kryeminmistër dhe si do të paraqiteni në Washinton karshi Vuçiqit që ka dominancë dhe autoritet të plotë ndërkombëtar, ndërsa ju jeni ilegal, dhe me autoritet ndërkombëtar të shtrirë për tokë.”, tha ajo.

Por hoti nuk u përgjigj në këtë pyetje të deputetes.