Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Deputetja Doarsa Kica - Xhelili reagon ndaj postimit të ministrit Faton Peci

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Doarsa Kica – Xhelili, ka komentuar postimin e ministrit të Bujqësisë Faton Peci, tash njëri prej kryetarëve të Partisë Guxo, i cili dy ditë më parë kishte shkruar se “Kush synon tjetërsimin apo kontrabandimin e vullnetit të qytetarëve, i bashkohet atyre që janë pjesë e erës së përfunduar në politikë”.

Përshkrimit ai ia ka bashkëngjitur edhe një fotografi me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryetaren e tanishme të Listës Guxo Donika Gërvalla.

Doarsa Kica – Xhelili ka zyrtarizuar kalimin në LDK.

Kica-Xhelili në një intervistë në KalnKosova tha se nëse ky postim është bërë për të i vjen shumë keq.

“Më vjen shumë keq që nga disa akterë e figura me të cilët ka pasur bashkëpunim shumë të mirë nëse është fjala për mua, më vjen shumë keq. Unë mund ta them vetëm një gjë. E kuptoj por nuk e mirëkuptoj vrullin dhe impulsin e komenteve të tilla nga dikush që e paska ndryshuar mendimin për mua brenda natës”- tha ajo duke shtuar se Peci i ka thënë se ka pasur mendim të lartë për të.

Kica- Xhelili shtoi se institucioni i presidentes është institucion apartiak.

“Lidhur me fotografinë. Unë vet kam postar foto me presidenten në kohën sa isha deputete por për mua institucioni i presidencës është apartiak dfhe unifikues dhe si të tillë unë e respektoj. Në fotografinë që unë e kam publikuar nuk ka pas asgjë partiake… Ky institucion nuk duhet të keqpërdoret askush”, shtoi Kica – Xhelili duke thënë se postimi është bërë nga Peci dhe nuk është veprim i institucionit.

Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku dje e ka konfirmuar edhe zyrtarisht kalimin në LDK të deputetes, Doarsa Kica Xhelili, e cila ishte pjesë e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje.

Abdixhiku konfirmon kalimin e Kica-Xhelilit në LDK