Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Deputetit Haxhiu nuk i kalon asnjë amandament i propozuar për Buxhetin 2022

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës Bekim Haxhiu, ka propozuar nëntë amandamente për projektligjin për ndarjet buxhetore për buxhetin 2022 dhe asnjë prej tyre nuk ka kaluar sot në Kuvend.

Amandamentet numër 30, 31, 32, 33, 34, 35, 36, 37 dhe 38 nuk kanë marrë votat e mjaftueshme të deputëtetve për t`u miratuar.

Propozimi i amandamentit 33 kishte të bënte me ndërtimin e Qendrës Nacionale të Xhudos të cilin Galuk Konjufca, Kryetari i Kuvendit e quajti qëllim fisnik.

Gjatë procesit të votimit të amandamentit te 36 njëherit amandamenti i 7 i propozuar nga Bekim Haxhiu, Kryetari i Kuvendi të Kosovës i tha se nëse ka ndonjë projekt që është vetëm me gjashtë shifra duke ju referuar me nofkën “Kamish”.

“A ki naj projekt Kamish që i ka veç gjashtë shifra apo vetëm përmbi”, tha Konjufca.

Pas kritikave të deputetit Reçica, Konjufca tha se kjo nofkë është qasje respektuese për Haxhiun duke thënë se ai e ka konsideruar nder këtë nofkë.

“Sa i përket debatit me Elmi Reçicën – Petritin, këto janë nofka që i kemi bart në luftë me krenari”, tha Haxhiu.

Pas votimit të këtyre amandamenteve Kryetari i Kuvendit propozoi që Kuvendi të shkoj në pushim, deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës dolën nga salla.

Kuvendi sot po mban senacë të jashtëzakonshme me një pikë të rendit të ditës, shqyrtimin e dytë të Projektligjit nr.08/L-066 mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2022.