Deputeti zviceran: Ditë e trishtë për gjeneratën e re të Kosovës

Deputeti Zviceran, Cédric Wermuth, gjithashtu zëvendës President i Partisë Socialdemokrate të Zvicrës përmes një publikimi në Twitter ka shprehur indinjatën rreth zgjedhjes së qeverisë së re, të udhëhequr nga Avdullah Hoti.

Wermuth ka shkruar se dita e sotme është një ditë e trishtë për gjeneratën e re të Kosovës, ndërsa ka bërë thirrje që të rinjtë të mos e humbasin shpresën.

“Kjo është një ditë e trishtë për Kosovën dhe gjeneratën e saj të re. Ju lutemi mos humbni shpresën. Historia është në anën tuaj. Ne, njerëzit e Evropës, jemi në anën tuaj. Ne jemi në këtë së bashku:, ka shkruar Wermuth.

 

Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë votuar sot qeverinë e re të vendit të koalicionit LDK-AAK-NISMA-Lista Serbe, të drejtuar nga Avdullah Hoti.

Për qeverinë e re kanë votuar 61 deputetë, 24 ishin kundër dhe 1 abstenoi. Në votim morën pjesë 86 deputetë.

Qeveria e Avdullah Hotit ka këtë përbërje:

Avdullah  Hoti –  Kryeminstër i Kosovës

Besnik  Tahiri – Zëvendëskryeminstër i parë

Driton Selmanaj – Zëvendëskryeminstër

Albulena Balaj Halimi – Zëvëndëskryeminstre

Goran Rakiq – Zëvendëskryeminsitër dhe Ministër i Pushtetit Lokal

Hykmete Bajrami – Ministre e Financave

Besian Mustafa – Ministër i Bujqësisë

Vlora Dumoshi  -Ministre e Kulturës, Rinisë dhe Sportit

Anton Quni – Ministër i Mbrojtjes

Agim  Veliu – Ministër i Punëve të Brendshme

Arban Abrashi – Ministër i Infrastrukturës

Armend Zemaj – Ministër i Shëndetësisë

Selim Selimi – Ministër i Drejtësisë

Blerim Kuqi – Ministër i Ekonomisë dhe Ambientit

Meliza Haradinaj Stublla – Ministre e Punëve të Jashtme dhe Diasporës

Ramë Likaj – Ministër i Arsimit dhe Shkencës

Skender Reçica – Ministër i Punës dhe Mirëqenies Sociale

Vesel Krasniqi  – Ministër i Tregtisë dhe Industrisë

Dalibor Jevtiq – Ministër për Kthim dhe Komunitete

Enes Kervan – Ministër i Zhvillimit Rajonal