Deputeti Veton Berisha

Deputeti Veton Berisha reagon në lidhje me pllakën përkujtimore pa Elizabeta Hasanin

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Veton Berisha, përmes një komunikate për media ka reaguar në lidhje me rastin e përjashtimin nga pllaka përkujtimore  në Mitrovicë, të Elizabeta Hasani e komunitetit rom, e vrarë gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Deputeti Berisha ka thënë se rastet e përjashtimit së Elizabetës dhe tre dëshmorëve të tjerë, Demë Lani, Imer Quni dhe Metë Quni të komunitetit egjiptan të vrarë në mars 1999 në Poterq të Klinës nga forcat serbe, janë shqetësuese.

“Mohimi i përjetimeve të përbashkëta nga pushtuesi serb gjatë kohës së luftës në Kosovë dhe mos respektimi  i kontributit tonë për Kosovën e pavarur dhe demokratike është jo e drejtë dhe e papranueshme për ne”, ka thënë deputeti Berisha.

Ai ka kërkuar nga institucionet qendore, lokale dhe organizatat që sa më përë t’i identifikojnë këto lloje të rasteve, viktimat të trajtohen si të barabartë, emrat dhe eshtrat e tyre të kthehen në vendin ku e meritojnë.