Deputeti thotë se kanë kërkuar pezullimin e të gjitha lejeve për hidrocentrale
14.10.2020 - 12:33
Zyra e Rregullatorit të Kosovës sot ka marrë vendim për shkyçjen nga operimi të kompanisë KELKOS për prodhimin e energjisë në rrjedhën e Grykës së Deçanit.
Artan Abrashi, deputet nga Lëvizja Vetëvendosje dhe anëtar i komisionit hetimor për licencimin e Hidrocentraleve ka thënë se ka kërkuar që të pezullohen edhe lejet për hidrocentrale që janë në proces deri në përfundim të procesit hetimor.
“ ZRrE ka marrë një vendim për mos licencimin e Kelkos për operim të energjisë. Ne në mbledhjen e komisionit kemi kërkuar si Vetëvendosje që të pezullohen lejet e reja dhe ato në proces të hidrocentraleve deri në përfundimin e punës së komisionit hetimor për hidrocentrale”, ka thënë ai.
ZRrE ndalon prodhimin e rrymës në tri hidrocentrale në Deçan