Deputeti që sot rezultoi pozitiv me COVID-19, dje ishte i pranishëm në seancën e Kuvendit

Deputeti nga rradhët e AAK-së, Rasim Selmanaj sot ka njoftuar se ka rezultuar pozitiv  me virusin COVID-19.

Në një përgjigje për KALLXO.com, Selmanaj ka konfirmuar se ka qenë dje në seancë të parlamentit, por ka thënë se i ka respektuar masat mbrojtëse.

“Po kam qenë dje në seancë, por i kam respektu masat. Gjatë gjithë kohës e kam mbajt maskën dhe distancën sociale prej 2 metrave’, ka thënë Selmanaj përmes telefonit.

Ai ka bërë të ditur se kjo është hera e dytë që është testuar, pasi sipas tij, i kishte  disa simptoma ditëve të fundit.

“I kam pas disa simptoma të lehta dhe jam paraqitur edhe e kam bërë testin”, ka thënë në fund Selmanaj.

Kujtojmë që mbrëmë seanca e Kuvendit të Kosovës është ndërprerë, pas një incidenti në mes të Vjosa Osmanit dhe deputetit të LDK-së, Xhavit Ukaj, i cili pas disa polemikave, iu vërsul kryeparlamentares.

Ndërpritet seanca, deputeti i LDK-së i vërsulet Osmanit