Bekim Haxhiu - PDK

Deputeti opozitar kritikon mësimin online: Ishte mësim përpara televizorit

Deputeti nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu, ka theksuar se mësimi online në fillimin e pandemisë, nuk ka qenë për mburrje.

Kjo pasi që sipas deputetit, fëmijët kanë qëndruar vetëm para televizorit.

“Ai nuk ishte mësim online, ai ishte mësim përpara televizionit. Mësim me televizion që kushtoi miliona. Dhe nuk është për mburrje, sepse kanë mbetur mbi 32 mijë nxënës pa pasë qasje edhe në atë mësim përpara televizionit”, tha Haxhiu.

“Mësimi online duhet të jetë interaktiv, e jo fëmijët të vendosen përpara televizorit, e  dikush në klasë të mbajë një ligjëratë, dallon shumë nga mësimi digjital ”, shtoi deputeti.

Deputeti i PDK-së, kërkoi nga ministri i Arsimit Ramë Likaj që kjo të mos ndodhë, por të ketë mësim të mirëfilltë digjital me interaktivitet.

Në Kuvend po mbahet interpelanca e ministrit të Arsimit dhe Shkencës, Ramë Likaj në lidhje me përgatitjet për fillimin e vitit shkollor në kushte të pandemisë COVID-19 në Kosovë.