Deputeti nga LDK, Ekrem Hyseni, pyet dëshmitarët e rastit të Agon Musliut nëse janë me ndonjë parti politike

Mirjeta Ahmeti, Laureta Tafaj dhe Gent Jakupi dhanë dëshminë e tyre për ngjarjen e 3 majit 2020, ditën kur vdiq Agon Musliu, gjatë qëndrimit të tij në Qendrën e Studentëve gjatë kohës sa vendi ynë ishte në karantinë si pasojë e përhapjes së pandemisë së COVID-19.

Gjatë dëshmisë së tyre deputeti nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ekrem Hyseni, i pyeti dëshmitarët nëse i takojnë ndonjë partie politike apo kanë qenë pjesë e ndonjë aktiviteti politik.

I menjëhershëm ishte reagimi i kryetares së komisionit, Mimoza Kusari- Lila, duke e kundërshtuar një pyetje të tillë, pasi që sipas saj është cenim i privatësisë, dhe se këta dëshmitarë sot ishin të pranishëm për tjera çështje.

Më poshtë mund të shihni reagimin e deputetit të LDK-së Ekrem Hyseni, dhe kryetares së komisionit hetimor, Mimoza Kusari- Lila.

Në këtë link mund të gjeni të gjitha lajmet për rastin e Agon Musliut.