Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Deputeti nga Ferizaj thotë se Komuna lëshoi leje ndërtimore në kundërshtim me planin zhvillimor

Deputeti nga Ferizaj thotë se Komuna lëshoi leje ndërtimore në kundërshtim me planin zhvillimor

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Enver Haliti dhe drejtor i Urbanizimit në Komunë e Ferizajt, Lulzim Aliu janë përplasur për lejet e ndërtimit të lëshuar në Komunën e Ferizajt.

Gjatë emisionit KALLXO Pernime, deputeti Halili ka thënë se drejtori Aliu ka lëshuar leje për ndërtim në kundërshtim me dokumente e planifikimit zhvillimor të komunës.

“Asnjë leje e ndërtimit të lartë që është nënshkruar nga ky drejtor (Lulzim Aliu) nuk është në bazë të dokumenteve të planifikimit që ekzistojnë në Ferizajt”, ka thënë Halili, deputeti nga radhët e VV-së.

Por, kjo është kundërshtuar nga drejtori Aliu, sipas të cilit lejet janë lëshuar në bazë të planit komunal zhvillimor.

“Çdo që është bërë është bërë në bazë të planit zhvillimorë komunal”, ka thënë drejtori Aliu.