Deputeti Muja e pyet ish-drejtorin e KEK-ut: A është e vërtetë se e keni blerë banesën 7 mijë euro?

Ish-drejtori i Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), Arben Gjukaj, dhe ish-anëtarët bordit, Agim Nika, Izet Ibrahimi, Flamur Keqa dhe Ismajl Januzi, janë duke u intervistuar nga Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me procesin e vendimmarrjes në sektorin e energjisë për periudhën 2006-2022.

Deputeti Armend Muja e ka pyetur ish-drejtorin menaxhues të KEK-ut, Arben Gjukajn, se a është e vërtetë që ka blerë banesë nga KEK mbi 90 metra katrorë  në vlerë rreth 7 mijë euro.

“91.15 metra katrorë ka qenë banesa që e keni blerë ju. Sipas të dhënave të dërguara nga KEK thuhet se ju e keni blerë banesën për 7,292 euro. Nëse ju thoni se nuk është e vërtëtë atëherë drejtojuni KEK-ut”- tha deputeti i LVV-së, Armend Muja.

“Mos e merrni personale. Unë këtë pyetje ua kam bërë të gjithë atyre që i kemi intervistuar”- tha deputeti i LVV-së, Arbër Rexha.

Drejtori Gjukaj tha se nuk i kujtohet çmimi i blerjes së banesës porse nuk është 7 mijë euro.

“Unë jam i vetmi punëmarrës që kam pagu 50% më shumë së të tjerët. Nuk është në rregull. Nuk është e vërtetë qe e kam blerë me atë çmim. Blerja e banesës iu ka nënshtruar të gjitha procedurave”- u shpreh Arben Gjukaj.

Muja: Deklarata e ish-drejtoreshës së KEK-ut për marrjen e banesës, kundërthënëse me gjetjet e Auditorit

Komisioni Hetimor, menaxhmenti 2006 – 2008 pyetet se çka ka ndodhur me banesat e KEK-ut