Ilustrim

Deputeti milioner i Vetëvendosjes

Deputeti më i vjetër në Kuvendin e Kosovës, i cili vjen nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Jahja Kokaj, ka deklaruar pasurinë e tij në Agjencinë Kundër Korrupsion (AKK).

Siç ka deklaruar, ai ka në pronësi të tij dy banesa, dy shtëpi, njëra e pajisur me bibliotekë dhe një dyqan.

Pasuria e paluajtshme e Jahja Kokajt – Burimi: AKK

E gjithë kjo pasuri e paluajtshme, sipas tij, kap shifrën 1 milion e 165 mijë euro.

Kokaj ka deklaruar se këtë pasuri e ka nga ‘akumulimi i rrogave mujore’.

Ndërkaq, si pasuri të luajtshme ka deklaruar dy vetura të markës Toyota.

Njëra veturë e vitit 2017, që është në emër të tij, kap vlerën 12,000 euro, ndërsa tjetrën e ka deklaruar në pronësi të fëmijëve të tij, e cila kushton 4, 500 euro.

Pasuria e Luajtshme e Jahja Kokajt

Gjithashtu, deputeti i LVV-së ka deklaruar se ka para të gatshme edhe në institucione bankare.

43,000 euro ka deklaruar bashkë me vëllanë e tij në RBKO, në NLB në emër të tij ka deklaruar 14,000 euro dhe 30,000 euro në llogarinë e bashkëshortes së tij.

Paratë e gatshme të deklaruar në AKK

Gjithmonë duke u bazuar në deklarimin e tij në AKK, të hyrat vjetore të tij nga universiteti i Kuvajtit arrijnë shifrën 111,468.16 euro.

Ndërsa, si deputet i Kosovës merr pagën mujore 1,460 euro.

Deputeti Kokaj ka drejtuar seancën e 26 dhjetorit si deputeti më i vjetër i legjislaturës së shtatë.

VIDEO – Batutat e deputetit të VV-së Jahja Kokaj në seancën konstituive