Deputeti Lala: Komunitetit egjiptian vazhdon t’i mohohet Dita Memoriale

Deputeti Fridon Lala, pjesë nga Grupi Parlamentar multietnik, tha se sot komuniteti Egjiptian feston Ditën Memoriale të tyre.

Lala tha se komuniteti egjiptian vazhdon të jetë komunitet që i mohohet Dita Memoriale në bazë të ligjit për festa zyrtare.

“Duke besuar në legjislaturën e tetë, ne kemi iniciuar edhe këtë vit plotësim ndryshimin e ligjit për festa zyrtare me ç’rast kjo e drejtë e mohuar besojmë se këtë herë do të realizohet”, tha ai.

Lala shpreson që qershorin e ardhshëm përveç sfidave të diskutojnë suksesin e progresin e komunitetit egjiptian.