Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës. Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Deputeti Kujtim Shala zgjidhet anëtar i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës

Akademia e Arteve dhe Shkencave të Kosovës sot ka zgjedhur anëtarët e rregullt (akademikë) dhe anëtarët e jashtëm dhe korrespondentë.

Sipas njoftimit të ASHAK-ut anëtarë  të rregullt janë zgjedhur Kujtim Shala në seksionin e Gjuhësisë dhe Letërsisë, ndërsa në seksionin e Shkencave Shoqërore Edi Shukriu, Justina Pula dhe Muhamedin Kullashi.

Ndërsa anëtarë korrespondentë në seksion e Gjuhësisë dhe i Letërsisë janë zgjedhur Nysret Krasniqi  dhe Shkumbin Munishi, ndërsa në seksionin e Shkencave Shoqërore, Besnik Krasniqi.

Kurse, anëtarë të jashtëm janë zgjedhur Abdylmenaf Bexheti, Brian D. Joseph dhe Irena Sawick.