Foto: Facebook

Deputeti i VV-së: Të dielën, Kosova i merr lakmi Llapit

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Hekura Murati, ka kërkuar nga qytetarët e Podujevës të dalin të votojnë të dielën për Shpejtim Bulliqin, kandidat për kryetar në këtë komunë për zgjedhjet që do të mbahen këtë të diel.

Tutje ai ka shkruar se sikur të mund të dënonte me votë për keqqeverisje 20 vjeçare.

“Me pasë mundësinë me e dënue me votë keqqeverisjen, mashtrimet, kërcënimet e kushtëzimet. Me flakë tutje vendnumërimin 20-vjeçar”, ka shkruar Murati.

Sipas tij, vota e Vetëvendosjes nuk tradhëtohet.

Postimi i plotë:

Të dillen, krejt Kosova i merr lakmi Llapit

Sepse llapjant do ta kenë mundësinë që na tjertë po e lypim qe sa – me shku e me qite kokrrën në kuti dhe me ri-shprehë vullnetin që u tradhtue me 25 mars.

Me pasë mundësinë me e dënue me votë keqqeverisjen, mashtrimet, kërcënimet e kushtëzimet. Me flakë tutje vendnumrimin 20-vjeçar.

Me votue Lëvizjen Vetëvendosje, me bindje e siguri se vota nuk të tradhtohet, e as nuk të fshihen vijat e kuqe mas zgjedhjeve.

Të dillen të gjithë duhet me dalë e me votu profën Shpejtim Bulliqi, me numër 12, edhe ngrehne kamën zhag, se nuk e kan larg as zgjedhjet nacionale.

Na priftë e mbara!