Shpejtim Bulliqi, Foto: Lëvizja Vetëvendosje - Qendra Besianë/Facebook

Deputeti i VV-së infektohet me COVID-19

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Shpejtim Bulliqi, ka njoftuar se pas testimit ka dalë pozitiv me COVID-19.

“Ju informoj se jam njoftuar nga IKSHP-ja se pas testimit të bërë për COVID -19, kam rezultuar pozitiv. Ju njoftoj se do të jem në vet izolim duke respektuar rekomandimet e IKSHP-së. Gjendjen shëndetësore e kam stabile”, ka shkruar ai n ë facebook.

Përpos Bulliqit, ditë më parë edhe deputeti Fitim Uka ka njoftuar se ka rezultuar pozitiv me COVID-19.

Deri më tani në Kosovë janë konfirmuar si të infektuar me COVID-19 7.652 persona, nga ta janë  shëruar 4.129 persona, ndërsa kanë vdekur 192 persona.

Qeveria ashpërson masat ndaj përhapjes së COVID-19