Deputeti i VV-së: Policia po merret me sulmin ndaj meje nga deputetët e LDK-së

Deputeti i Vetëvendosjes Gazmend Gjyshinca, gjatë një konferencë për media, pas mbledhjes së Komisionit për Punë të Jashtme në Kuvend, pas një incidenti me deputetët e LDK-së, ka thënë se është sulmuar fizikisht nga Arben Gashi dhe Kujtim Shala.

“Me të përfunduar mbledhja, kam mbetur pak me vonesë, kur kam dalë në korridor jam sulmuar fizikisht nga deputetët Kujtim Shala dhe Arben Gashi. Edhe pse e kam të vësshtirë që të pranoj se si një akademik dhe një deputet, mund të bien në këtë nivel, mirëpo pa marrë parasysh, ne do të vazhdojmë që të jemi të vendosur. Ashtu siç kemi bërë më herët dhe ditëve në vazhdim”, ka thënë Gjyshinca para gazetarëve.

Deputetët e LDK-së Kujtim Shala e Arben Gashi nuk kanë qenë të qasshëm për një koment të menjëhershëm rreth incidentit.

Sipas Gjyshincës, policia është në Kuvend dhe po merret me rastin.

“Është një procedurë që e ka nisur policia e Kosovës që gjenden në Kuvend dhe ne do ta paraqesim rastin në polici”.

“Më lejoni të deklaroj se ajo që kemi parë sot ka qenë një qasje selektive dhe e padrejtë kundrejt  neve deputetëve të opozitës. Kemi rastin  mëherët kur deputeti Gashi ka paërdorë presion verbal ndaj neve”, tha Gjyshinca.

Dyshohet për përleshje ndërmjet deputetëve të VV-së dhe LDK-së në Kuvend