Deputeti i VV-së për LDK: Edhe pritja ka një kufi!

Lëvizja Vetëvendosje ka publikuar sot një sondazh i cili tregon se nëse zgjedhjet e reja mbahen këtë të diel, VV do të fitonte 42.8 përqind të votave ndërsa LDK 21.6%.

Në lidhje me këtë sondazh ka reaguar anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje Hekuran Murati, duke thënë se në bazë të sondazhit, Vetëvendosje do të formonte qeverinë e vetme.

“Po të mbaheshin zgjedhjet këtë të dielë, Lëvizja Vetëvendosje do t’i merrte rrafsh 50 deputetë, me mundësinë reale që të formonte Qeverinë fikall e vetme”, ka shkruar Muranit.

Ai tutje ka thënë se VV është e gatshme që të ndajë përgjegjësitë qeverisëse me LDK-në, por që pritja ka një kufi.

“Megjithatë, për të mos humbur kohë me zgjedhje të reja, jemi të gatshëm të ndajmë përgjegjësitë qeverisëse përgjysmë me LDK-në.Por edhe pritja ka një kufi”, ka shkruar Murani.

KALLXO.com pak më herët publikoj reagimin e anëtarit të kryesisë së LDK-së, Florian Dushi i cili sondazhin e VV-së e ka quajtur të fabrikuar.

VV publikon sondazhin ‘nëse zgjedhjet mbahen të dielën’