Deputeti i VV-së kërkon dorëheqjen e Driton Selmanajt

Përplasjen e djeshme në Kuvend të Kosovës, deputetët e Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Lëvizjes Vetëvendosje, duket që nuk e kanë kaluar lehtë. Polemikat e ndërsjellta ndërmjet tyre për çështjen e të pagjeturve kanë vazhduar edhe sot.

Deputeti i VV, Gazmend Gjyshinca, kërkoi dorëheqjen e zëvendëskryeministrit Driton Selmanaj, pasi vlerësoi se deklaratat e djeshme të tij janë skandaloze për të pagjeturit.

Por shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Abren Gashi, tha se tema e të pagjeturve është e ndejshme dhe nuk duhet të politizohet. Këto deklarata deputetet i dhanë gjatë Komisionit të përbashkët Parlamentar për Stabilizim Asociim BE – Kosovë.

Aty deputetët miratuan Programin Kombëtar për Zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit (PKZMSA) 2020 – 2024./rtv21