Deputeti i VV: Emërimet në AKI-së do të zhvlerësohen nga Qeveria Kurti

Pas emërimeve të drejtorit dhe inspektorit të përgjithshëm të AKI-së, kanë filluar reagimet e para.

Deputeti i zgjedhur nga Lëvizja Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci i ka quajtur emërimet e reja në AKI si ‘kapje të institucioneve të sigurisë’.

Emërimi i Kreshnik Gashit i cili ka qenë Sekretar Permanent në Ministrinë e Punëve të Jashtme në kohën kur kjo ministri drejtohej nga Hashim Thaçi e i cili së fundi ka qenë kryetar i Bordit të ARKEP-it dhe Burim Ramadani i cili është drejtues i lartë në AAK dhe Zëvendës Ministër i Mbrojtjes dhe kandidat i AAK-së për deputet në zgjedhjet e parakohshme të 6 tetorit, sipas Bajqinovcit do të zhvlerësohen me ardhjen e qeverisë së re asaj të liderit të LVV-së, Albin Kurti.

“Kapja e institucioneve të sigurisë po vazhdon. PDK dhe AAK i kapin brutalisht dy institucionet e sigurisë siç janë AKI dhe Inspektoriati i AKI-së duke i emëruar eksponentët e vet në pozita kyçe. Ish- sekretari i MPJ-së Kreshnik Gashi në kohën kur Hashim Thaçi ishte ministër i jashtëm u emërua drejtor i AKI-së. Burim Ramadani zyrtar i AAK-së emërohet Kryeinspektor i AKI-se. Kapja e institucioneve me njerëz partiak po vazhdon. Këto vendime do të zhvlerësohen me ardhjen e qeverisë Kurti. BOLL MA”, ka shkruar Bajqinovci në profilin e tij zyrtar në Facebook.

Shpend Maxhuni, Drejtor i ri i AKI-së

KALLXO.com raportoi për emërimet e reja pas dorëheqjes së Shpend Maxhunit nga pozita e Drejtorit të AKI-së.

Shpend Maxhuni, Drejtor i ri i AKI-së