Grafika: KALLXO.com

Deputeti i Vetëvendosjes kundër Qeverisë: Pagat për mësimdhënësit duhet të procedohen

Ndryshe nga Qeveria po mendon një deputet i shumicës parlamentare.

Eman Rrahmani, deputet i Lëvizjes Vetëvendosje ka thënë se pagat për mësimdhënësit duhet të procedohen.

Por, Rrahmani ka kërkuar që të gjitha orët e humbura, të kompensohen.

“Pagat duhet të procedohen për të gjithë mësimdhënësit, orët e humbura duhet të kompensohen deri në përfundim të vitit shkollor” – ka thënë ai në Facebook.

Por, njëjtë nuk po mendon ekzekutivi që drejton Albin Kurti. Ata kanë paralajmëruar se pagat për muajin shtator do të dalin vetëm për ata që punuan.

Për një muaj, mësimi nuk u zhvillua në të gjitha shkollat e vendit. Sindikalistët e sektorit publik kërkuan 100 euro shtesë deri në hyrjen në fuqi të ligjit për paga.

Përveç Eman Rrahmanit, kundër deklarimeve të Qeverisë kanë dal edhe dy deputet të “Listës Guxo“, Jeta Statovci dhe Haxhi Avdyli.

Reagimi i Eman Rahmanit në Facebook më 04.10.2022

Pas një muaji, sindikalistët ndërprenë grevën në sektorin publik pa u plotësuar kushtet nga ana e Qeverisë.

Sot gjatë ditës, reagoi edhe ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci. Sipas saj, raportimet, që u takon me ligj, komunat nuk i bënë.

Sipas saj, kompensim do të ketë vetëm për ata që kanë punuar.

Qeveria konfirmon se vetëm ata që kanë punuar do të marrin pagat e shtatorit

www.kallxo.com