Deputeti i PDK-së: Shumë biznese nuk janë rimbursuar me 170 euro për punonjësit e sektorit privat

Sejdi Hoxha, deputet i PDK-së, ka ngritur një shqetësim lidhur me buxhetin e Republikës së Kosovës, në të cilin sipas tij nuk janë ndarë mjete financiare për të ndihmuar bizneset dhe qytetarët e Kosovës që kanë pësuar gjatë kohës së pandemisë.

“Qeveria e ndërtuar nga koalicioni LVV- LDK edhe pse në mesnatë e kishin aprovu buxhetin e Republikës së Kosovës duke u thirrë në urgjencën e pandemisë, nuk ju ra ndërmend të ndajnë mjete financiare me të cilat do të ndihmohen bizneset dhe qytetarët e Kosovës”, tha ai.

Përveç vonesave në aprovimin e pakos, Hoxha tha se kanë dështuar edhe në implementimin e pakos.

“Bizneset kanë shqetësime të ndryshme në implemetimin e pakos. Problemet më të mëdha kanë të bëjnë me pikën në mbulimin e shumës prej 170 euro për punponjësit e sektorit privat. Shumë biznese që kanë apliku për pagat e punonjësve nuk janë pagu dhe nuk kanë marr asnjë përgjgijje nga qeveria pse nuk janë kompensu”, tha ai.

Hoxha ka akuzuar LDK-në dhe VV-në duke thënë se janë rimbursuar bizneset e afërta me ta.

“Ndërsa kemi biznese të afërta me pushtetin LDK dhe LVV të cilëve iu është rimburësu shuma e mjeteve financiare për paga të punëtorëve”, tha Hoxha.

Pikë tjetër problematike, sipas tij, është se shumë bizneseve nuk iu është mbulu qeraja, ku sipas tij kjo ka shkaktuar problem mes qiradhënësve dhe qiramarrësve.

Sa i përket qeevrisë Hoti, Hoxha tha se kanë kërkuar të rishikohet buxheti vjetor në Kuvend.

“Kjo është fyerja ma e madhe që mund t’u bëhet qytetarëve e bizneseve. Qeveria e ka kuptu që kjo pako është jo ligjore dhe nuk po mund të implemetohet”, tha ai.