Deputeti i PDK-së lirohet nga akuza për kontratat në Komunën e Prizrenit

Kujtim Gashi, deputet i Partisë Demokratike të Kosovës është liruar nga akuza për keqpërdorim detyre në kohën kur kishte qenë Kryesues i Asamblesë Komunale në Prizren.

Gashi që më herët kishte qenë edhe Ministër i Kulturës, po akuzohet për periudhën kohore të vitit 2015 dhe 2016 në lidhje me disa kontrata me media lokale për transmetimin e mbledhjeve të Asamblesë Komunale.

Gjykata e Prizrenit ka njoftuar sot se Gashi është liruar nga këto akuza dhe lidhur me këtë palët e pakënaqura kanë të drejtë ankese.

Kujtojmë që Gashi akuzohej se ka keqpërdorur pasurinë publike  duke lidhur kontrata pa procedura të prokurimit me televizionet “TV ”Besa” dhe TV “Opinion”, për transmetimin e seancave të Asamblesë me datë 08.01.2015 në shumën prej 250 euro për çdo seancë.

Ndërsa pagesat për këto shërbime janë autorizuar gjatë vitit 2016 në shumën prej 1750 euro.

Sipas Prokurorisë, i akuzuari po ashtu ka lidhur kontratë me TV “Opinion” me datë 08.01.2015, në shumën prej 400 euro për transmetimin e seancave të Asamblesë Komunale ndërsa pagesat janë autorizuar gjatë vitit 2015, 2016 në shumën prej 6700 euro.

Gjithsej për këta dy televizione, sipas aktakuzës janë proceduar pagesa në shumë prej 8,450 euro, në kundërshtim me Ligjin e Prokurimit Publik, duke kryer kështu veprën penale për keqpërdorim i pozitës apo autoriteti zyrtar.

Kontratat pa tender me televizionet lokale e ulin në bankën e të akuzuarit deputetin e PDK-së Kujtim Gashi