Memli Krasniqi - PDK

Deputeti i PDK-së kritikon mungesën e kabinetit të ri qeveritar në seancën e Kuvendit

Deputeti nmga radhët e PDK-së, Memli Krasniqi ka kritikuar Qeverinë e re për mungesë në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës.

Krasniqi tha se ekzekutivi e ka nisur mbrapshtë punën.

“Kjo Qeveria e re e ka nis mbrapsht, qashtu qysh e kemi paralajmëru që ka me nis. Sepse obligimi kryesor i çdo qeverie prej kryeministrit deri te secili ministër a ministre, kur punon Kuvendi është me qenë në Kuvend”, tha Krasniqi.

Deputeti kërkoi nga partitë parlamenetarë që janë pjesë e qeverisë së re t’ia përcjellin një porosi ekzekutivit.

“Përcjelljuani prej Avdullah Hotit e teposhtë që kur të mbledhet Kuvendi le t’i lojnë punët tjera, bile ata as punën se kanë fillu mirë. Është dasht me ardh kapak me nejt këtu, me ngu edhe me respektu Kuvendin qe dje menxi ua ka dhanë mandatin dhe nuk është fillim i mirë”, tha ai.

Kurse, deputeti nga AAK-ja Shkumbin Demaliaj i doli nw pwrkrahje Krasniqit.

“Keni të drejtë. Kërkoj mirëkuptim, besoj që ata do të jenë bashkë me neve. I kanë orët e para. Kjo seancë ka qenë e thirrur para krijimit të qeverisë së re”, tha deputeti.

Kuvendi i Kosovës, më 3 qershor e ka votuar Qeverinë Hoti, me 61 vota për.