Deputeti i PDK-së komenton sanksionet e SHBA-së ndaj Kosovës

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Hisen Berisha ka komentuar përjashtimin e Kosovës nga ushtrimi “Defender Europe – 23” si masë sanksionuese pas zhvillimeve të fundit në veri të vendit.

Berisha në një prononcim për KALLXO.com tha se ka ndjerë dëshpërim të thellë kur e ka dëgjuar deklaratën e Ambasadorit amerikan lidhur me këtë çështje.

“Ndjeva dëshpërim të thellë që Kosovës iu ndërpritet të jetë pjesë e Defender, çdo qytetar duhet të jetë i dëshpëruar”- ka thënë ai.

“Është një tendencë për të rrënuar tërësisht çka është arrite me mund dhe sakrificë dhe ushtarët që vijnë në një situatë të përjashtohen është e turpshme. Ky është demi më i madh që mund t’i behet një ushtrie”- ka thënë Berisha për KALLXO.com.

Ai ka thënë se kryeministri i Kosovës Albin Kurti duhet të ndërpres qeverisjen e vendit.

“Duhet të ndërpres qeverisjen dhe terë spektri politik dhe të kalohet në një qeveri teknike. Largimi i Kosovës nga Defender është një borxh për kërkimfalje. Ministri që e vlerësoj, ka bërë shumë punë dhe një kryeministër ja hedh poshtë. Ai duhet të kërkojë falje për ushtarët për mundin që kanë bërë për të ardhë këtu”- ka thënë ai.

Deputeti i PDK-së tha se çdo veprim duhet të koordinohet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Çdo udhëzim, rekomandim e Ambasadorit amerikan duhet të jetë detyrim për veprim”- deklaroi ai për KALLXO.com.

Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier e ka konfirmuar zyrtarisht se Kosova është përjashtuar nga ushtrimi “Defender Europe – 23” si masë sanksionuese pas zhvillimeve të fundit në veri të vendit.

Po ashtu, “do të ndalim githa përpjekjet për të ndihmuar Kosovën në njohje me shtetet që nuk e kanë njohur Kosovën dhe në procesin e integrimit në organizata ndërkombëtare”.

“Kriza që është krijuar ka qenë totalisht e panevojshme, kryetarët e komunave kanë pasur mundësi të punojnë prej ndërtesave tjera administrative që gjenden në këto komuna, pra s’ka qenë fare e domosdoshme të insisitojnë të hynë në këto objekte” – tha Hovenier gjatë bisedës me gazetarë.

Kriza në veri – Sanksione serioze të SHBA-së ndaj Kosovës, përjashtohemi nga Defender 23