Abelard Tahiri, PDK. Foto: Atdhe Mulla

Deputeti i PDK-së komenton rrëzimin e Qeverisë Hoti nga Kushtetuesja

Deputeti nga radhët  e Partisë Demokratike të Kosovës, Ableard Tahiri ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për rrëzimin e Qeverisë së Avdullah Hoti.

Tahiri përmes një postimi në facebook ka thënë se “ dështimi dhe mashtrimi që prodhoi koalicioni i shpresave të rreme, të cilin e pamë në dy versione, tashmë do të marrë fund përmes zgjedhjeve të lira”.

Tutje, ai ka shtuar se PDK do t ia ofrojë qytetarëve qeverisjen që ai ka nevojë.

“Partia Demokratike e Kosovës do t’ia ofrojë qytetarit atë qeverisje për të cilën ai ka nevojë. Është koha për pushtet me legjitimitet, e shtet me dinjitet”, thuhet tutje.

Postimi i plotë:

Gjykata Kushtetuese i dha epilog jo vetëm çështjes juridike, por edhe gjendjes së status-quo’s faktike. Dështimi dhe mashtrimi që prodhoi koalicioni i shpresave të rreme, të cilin e pamë në dy versione, tashmë do të marrë fund përmes zgjedhjeve të lira. Qytetarët do ta përcaktojnë qeverisjen që ju duhet. Partia Demokratike e Kosovës do t’ia ofrojë qytetarit atë qeverisje për të cilën ai ka nevojë. Është koha për pushtet me legjitimitet, e shtet me dinjitet.

 

Gjykata Kushtetuese sonte ka marrë vendim rreth ankesës së Lëvizjes Vetëvendosje për zgjedhjen e Qeverisë së drejtuar nga Avdullah Hoti.

Kushtetuesja ka anuluar vendimin për zgjedhjen e Qeverisë Hoti.

Po ashtu, Gjykata Kushtetuese ka urdhëruar mbajtjen e zgjedhjeve të reja brenda 40 ditësh.

Kushtetuesja shkarkon Qeverinë Hoti, shpall zgjedhjet e reja