Deputeti Fadil Nura, foto: PDK

Deputeti i PDK-së i quan skandaloze vendimet e Qeverisë Kurti

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Fadil Nura ka listuar disa vendime të cilat i ka quajtur skandaloze. Këto vendime të qeverisë Kurti, sipas tij, filluan me pagesën e 11 milionë euro të taksapaguesve për faturat e rrymës në veri.

Aiu vazhdoi të përmend edhe vendimin e fundit të Ministrisë së Ambientit dhe Infrastrukturës.

“Sot kulmoj me vendimin skandaloz të Ministrisë së Ambientit dhe Infrastrukturës mbi vënien e barrës prej 5 eurosh në regjistrimin e automjeteve. Taksë e cila në vetvete pasqyron marrëzinë e kësaj qeverie e cila në margjina e një gjendje të jashtëzakonshme që ndodhet vendi nxjerrin vendime të tilla të turpshme për plaqkitjen e qytetarve”, tha Nura.

Ai tha se implementim e këtyre kujdeset, zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi me shokë të tij.

“Ai që deri dje ishte kundër monopolëve dhe huligarëve dhe proklamonte barazinë shpërndarjën e të mirave, sot u bë kumbar i monopoleve dhe dashamir i huligarëve përmes taksës së tij në kurrizin tuaj”, u shpreh deputeti nga PDK.

Ai i ka bërë thirrje qytetarëve që t’i thonë jo kësaj takse plaqkitëse të Qeverisë Kurti.