Deputeti i PDK-së, Bedri Hamza kërkon të falen gjobat ose të rimbursohen qytetarët e dënuar gjatë pandemisë  

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, para 76 deputetëve, sa janë të pranishëm në Kuvendin e Kosovës, kërkoi nga Qeveria e Kosovës të falen qytetarët të cilët janë gjobitur gjatë kohës së pandemisë, ose qytetarët të cilët tashmë e kanë paguar gjobën të rimbursohen.

Hamza, poashtu kërkoi që të ndihmohen financiarisht familjet të cilët nuk kanë asnjë të punësuar. Gjithashtu kërkoi që të mbështet shëndetësia.

“Se Qeveria e Kosovës ka marrë më së paku seriozisht çështje e ekonomisë dëshmon më së miri aprovimi i vetëm një pako emergjente të shikojmë jashtë Kosovës të gjitha vendet e rajonit kanë marrë plane konkrete me pako ekonomike nga dy e më shumë për të ndihmuar bizneset nga falimentimi”, tha ai para deputetëve.

Momentalisht në Kuvend është duke u diskutuar situata e ekonomisë në vend si pasojë e pandemisë COVID-19.

 

Deputetët votuan ‘Pro’ për shqyrtimin e raportit vjetor të Agjencisë për Informim dhe Privatësi për vitin 2020