Foto: Facebook

Deputeti i partisë Guxo pyet se kur do t'i takojë pozita e ministrit të Shëndetësisë subjektit të tij

Rifat Latifi ka dhënë dorëheqje nga pozita e ministrit të Shëndetësisë sot.

Pas kësaj dorëheqjeje, deputeti i partisë Guxo ka pyetur se sa ministra të Shëndetësisë duhet të ndërrohen që kjo pozitë t’i takojë partisë së tij.

“Edhe sa Ministra te Shëndetësisë duhet të ndërrohen, që ky pozicion në fund ti takoj GUXOs !?”- ka shkruar Meta në Facebook.

Lëvizja Vetëvendosje në zgjedhjet parlamentare të shkurtit të vitit 2021 kishte garuar në një listë me partinë Guxo.

Jep dorëheqje ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi