Deputeti i LVV-së tregon për aksidentin e mbrëmshëm
Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Korenica, ka njoftuar se është përfshirë në një aksident trafiku mbrëmë në Fushë-Kosovë.
Korenica ka pretenduar se shkak i aksidentit ka qenë një vozitës që kishte qenë nën ndikim të alkoolit e i cili kishte vozitur në kahje të kundërt në rrethrotullim.
“Mbrëmë, unë dhe familja pësuam një aksident të vogël përderisa ishim në kthim për në banesë. Vetura Renault që ishte pronë e një serbi, kishte marrë kahjen e kundërt në rrethrotullim, dhe pasi erdh policia e trafikut dhe ja bëri vozitësit testin e alkoolit doli të ishte nën ndikimin e tij. Megjithëse në fillim nuk doja ta bëj publike këtë aksident, e mendova që dikujt mund ti shërbejë si mësim. Vozitja nën ndikimin e alkoolit mund të sjell fatalitet, në këtë rast mund të ju duket se po vozitni në kahjen e duhur por përfundoni në atë të gabuar dhe mund të merni jetë njerëzish. Falë Zotit shpejtësia e vozitjes ishte e ultë, përndryshe vetëm një Zot e di si kishte me përfundu”, ka shkruar deputeti në rrjetin social “Facebook”, ku ka bashkangjitur edhe disa fotografi nga ky aksident.