Foto: Mefail Bajqinovci - Facebook

Deputeti i LVV-së thotë se testet për COVID-19 po kryhen edhe në laboratore private

Mefail Bajqinovci, deputet nga rradhët e Vetëvendosjes, në seancën rreth menaxhimit të pandemisë COVID-19, ka thënë se në laboratoret private në Kosovë, janë duke u kryer teste për COVID-19, ndonëse ende asnjë klinikë private nuk është licensuar nga Ministria e Shëndetësisë.

“ Si është e mundur që Ministria e Shëndetësisi nuk ka reaguar apo ndëshkuar laboratorët private të cilat po kryejnë teste antiligjore dhe nuk lëshojnë asnjë vërtetim nese je pozitiv apo negativ, por vetëm të thojnë, je pozitiv dhe shko në shtëpi. ”, ka thënë ai.

Ai ka akuzuar Partinë Demokratike të Kosovë dhe Lidhjen Demokratike të Kosovës  për gjendjen e sistemit shëndetësor në vend.

“ Shëndetësia që nga pas lufta e deri më sot sepse po na sulmojnë shumë për gjërat që ne vet i kemi dërguar në prokurori.PDK dhe LDK, kanë udhëhequr më së shumti më shëndetisinë gjatë këtyre viteve, majfton të shohësh se miku  i kujt i ka fituar tenderët. Këto dy parti i kanë pas sferat e ndara, PDK kur vjedhte në barëra, LDK vjedhte në pasije, kur  PDK vjedhte  në servisim,  LDK vazhdonte në ushqim”, ka shtuar ai.