Deputeti i LVV-së: Punoj për një familje si ajo Jashari apo Pajaziti

Në emisionin “Kallxo Përnime” po diskutohet rreth Projektligjit për shëndet riprodhues dhe fertilizim të asistuar mjekësor, i cili synon të garantojë të drejtën riprodhuese të individit kur nuk arrihet shtatzëni e dëshiruar në rrugë natyrore.

Eman Rrahmani, deputet i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Vetëvendosjes, është shprehur kategorikisht kundër këtij Ligji, duke thënë që kjo sjell pasoja të mëdha.

“E para i bëjmë padrejtësi fëmijës, i cili lind përmes kësaj mënyre. Ai fëmijë nuk ka baba, fëmija nuk ka vendosur të mos ketë baba, por ka vendosur dikush tjetër” – ka thënë Rrahmani.

Ndërsa Leonida Molliqaj nga organizata ‘Qika’, ka thënë se reagimi i deputetëve në Kuvend, të cilët kanë dalë kundër këtij Ligji, është antikushtetues.

“Deklarimet e juaja z. Rrahmani janë antikushtetuese. Mendimi juaj rreth idesë së familjes tradicionale është vetëm mendimi juaj, andaj bie poshtë pasi ne besojmë në tjetër familje. Ne nuk mendojmë që familja është vetëm një formë por disa forma” – tha ajo.