Deputeti i LVV-së: Në negociata me Serbinë do të duhej të shkohej me reciprocitet

Deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Liburn Aliu në seancën e sotme të Kuvendit tha se Kosova duhet të vendos recirioctitet me Serbinë dhe të kërkojë borxhin e saj nga Serbia për krimet dhe dëmet e okupimit të luftës.

“Reciprociteti që e mendojmë ndaj Serbisë nuk është banal, as gjeometrik e as vegël për hakmarrje ndaj Serbisë, nuk është i pasqayrës por është reciprocitet strategjik. Serbia nuk na njeh për të mos na njohur ndërsa ne s’duhet ta njohim që ajo më pas të na njeh”, tha ai.

Aliu shtoi se në negociata me Serbinë do të duhej të shkohej me reciprocitet.

Sipas tij, rikthimi presidentit Hashim Thaçi si faktor kryesor i dialogimit me Serbinë është dobësim serioz i pozitës politike të Kosovës në dialog.

“Z. Hoti e riktheu Thaçin e njëjtë, të dëshiruarin e negociatave në të shkuarën që edhe hoqi dorë nga padia e Dick Martit, edhe na solli Gjykatën Speciale që gjykon sot luftën tonë çlirimtare, tha ai. Rikthimi përballë Vuçiqit, i figurës që është në rënie rapoide të kredibilitetit si jashtë e po ashtu edhe brenda do të thotë trimërim i Serbisë”, tha ai.

“Nuk ka si të mos fitojë Vuçiqi me 75 për qind të ulëseve në Parlamentin e Serbisë, pas kësaj. Ai nuk mundet të jetë deri më tani faktori kryesor në këto negociata, atë e bëri z. Hoti”, shtoi deputeti.

Kuvendi i Kosovës, aktualisht është në pikën e rendit të ditës ku po bëhet raportimi i Kryeministrit Avdullah Hoti dhe debati parlamentar lidhur me dialogun Kosovë-Serbi.

Seanca e Kuvendit të Kosovës

Seanca e Kuvendit të Kosovës

Publiée par Kallxo.com sur Mardi 23 juin 2020